Bashkia e Tiranës do të kërkojë në mbledhjen e këshillit bashkiak përgjysmimin e taksës së ndikimit në infrastrukturë për ndërtimet e reja që destinohen për zyra. Propozimi mbërrin në një periudhë kur është dhënë leja për ngritjen e dy kullave gjigante te investitorë të mëdhenj të ndërtimit.



