Lëvizte me “Audi”, dhe me pistoletë kapet i riu nga Tirana (VIDEO)

Lëvizte me “Audi”, dhe me pistoletë kapet i riu nga Tirana (VIDEO)

Policia e Tiranës në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, mesditën e sotme kanë bërë të mundur ndalimin e një 31-vjeçari që qarkullonte me armë pa leje.

Policia sqaron se ky shtetas është konstatuar në rrugën "Demokracia" në Bathore, duke qarkulluar me mjetin tip "Audi". Menjëherë shërbimet e policisë kanë bërë të mundur ndalimin e mjetit dhe kanë filluar ushtrimin e kontrollit.

Gjatë kontrollit të ushtruar në mjet është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale: 1 armë zjarri pistoletë, e llojt "TT" dhe 2 krehëra të mbushur me fishekë. Menjëherë është arrestuar në kushtet e flagrancës shtetasi A. K., 31 vjeç, banues në Tiranë. Shtetasi i mësipërm është shoqëruar në ambientet e policisë për veprime proceduriale të mëtejshme. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy