Lagjja e famshme e dritave të kuqe në Amsterdam do të zhvendoset. Kërkesa e shumë banorëve të kësaj zone tashmë është miratuar nga Bashkia edhe pse edhe nuk është vendosur se kush do të jetë vendndodhja e re. Qëllimi kryesor i kësaj lëvizje është ulja e numrit të turistëve.
Lagjja me drita të kuqe në Amsterdam është ndër më të famshmet në botë dhe tërheq çdo vit me qindra mijëra turistë. Por kjo dyndje e turistëve në këto zona që bëhet jeta në natës në Holandë ka sjellë shqetësim të shtuar për banorët e Amsterdamit që kanë kërkuar nga Bashkia zhvendosjen e kësaj zone diku tjetër.
Ndërsa bashkia ka aprovuar kërkesën e banorëve, punëtoret e seksit në lagjen me drita të kuqe kanë protestuar kundër transferimit.
Sipas disa protestuesve, kjo zonë është tashmë pjesë identitare e qytetit. Dhjetëra njerëz, shumë prej të cilëve mbanin maska për të mbrojtur identitetin e tyre, marshuan drejt bashkisë kundër transferimit. Bashkia ka caktuar tre vende të mundshme për zonën erotike, ndërkohë që mbetet çështje kohe transferimi.
Më shumë se 20 mijë persona kanë nënshkruar peticion kundër transferimit të kabinave me drita të kuqe, duke bërë thirrje për kontroll më të madh të vizitorëve në zonë dhe mbikëqyrje më të madhe të policisë.



