
Shkarkohet nga detyra drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, Enton Duro.
Vendimi për shkarkimin e tij vjen vetëm tre muaj pasi ai ishte emëruar në këtë detyrë.
Duro e mori drejtimin e Tatimeve më 27 mars të këtij viti, duke zënë vendin e Vasilika Vjeros.
Aktualisht nuk ka ende një emër për postin e mbetur bosh të drejtorit të Përgjithshëm të Tatimeve.
Vendimi pritet të zyrtarizohet në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave.



