Janë pothuajse 470 milionë fëmijë, 1/ 6 e të gjithë të miturve në botë që në vitin 2022 kanë jetuar në një zonë lufte.
Të dhënat alarmante vijnë nga raporti i Save the Children “Stop the War”. Zonat e konfliktit janë rritur me 13 për qind krahasuar me një vit më parë dhe parashikimet sugjerojnë një 2023 me shifra edhe më të këqija.
Numri i shkeljeve të rënda ndaj të miturve (vrasjet dhe gjymtimet, rrëmbimet, përdhunimet, dhuna seksuale, rekrutimi dhe përdorimi në forcat dhe grupet e armatosura, sulmet në shkolla dhe spitale dhe mohimi i aksesit humanitar) ka arritur nivelin më të lartë në vitin 2022, që prej 2005, viti në të cilën filluan sondazhet e këtij lloji.
8,647 fëmijë u vranë ose u gjymtuan në vitin 2022, nga 8,113 në 2021.
Vendi me numrin më të madh të rasteve të të miturve të vrarë ose të gjymtuar, sipas raportit të Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, ishte Ukraina.



