Andoni: Pritja e afganëve duket më shumë si vendim personal i Ramës

Andoni: Pritja e afganëve duket më shumë si vendim personal i Ramës

Vendimi i qeverisë shqiptare për të strehuar afganët, për analistin Ben Andoni, duket më shumë si një vendim personal i kryeministrit Edi Rama. I ftuar në edicionin e lajmeve në MCN TV, Andoni, thotë së rreth këtij vendimi për t'i pritur afganët, nuk ndihen as institucionet e tjera me interes për vendin.

“Nuk dimë si është marrë ky vendim, e me kë është marrë, sepse duket sikur Rama, vendimin e ka gati personal, sepse në këtë aspekt, instancat e tjera, gati nuk ndihen fare. Janë momente kur ti kupton shtetin se ku është, po të kenë edhe përgjigjen e institucioneve të tjera, të disa ministrive konkrete, por kjo duket si diçka e improvizuar”.

Analisti Andoni lidhur me këtë aspekt, ka edhe një kritikë për institucionin e Presidentit.

“Presidenti e ka detyrim, që një herë në muaj, ose edhe në tre muaj, duhet të mbledhë Këshillin e Sigurisë Kombëtare, dhe ky institucion, jo vetëm që do të duhej mbledhur, por ne do të duhej të dinim ca gjëra që kanosen në të ardhmen e vendit, këtu presidenti nuk ndihet”.

Andoni shprehet në analizën e tij, se mund të ketë rrezik të sovranitetit të Shqipërisë dhe Kosovës dhe se sipas tij, tani është koha të mendohet për rritjen e sigurisë dhe këtu përfshihet edhe forcimi i bashkëpunimit Shqipëri-Kosovë. 

Ai thotë se në të dy vendet, as nga Rama e as nga Kurti, nuk është bërë e qartë projekti se si do të priten këta qytetarë nga Afganistani.

“Qoftë në Tiranë, qoftë në Prishtinë, është thënë që qasjen e parë me këtë problem e kanë pasur para një muaji sikurse edhe Kurti, ndërkohë qe mediave nuk i është bërë e qartë asgjë, dhe pamë që qeveria shqiptare ka improvizuar pjesën se ku do të rrijnë afganët”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy