Moderatori Rudi Hizmo në emisionin ‘Stay Tuned’ në MCN TV ka treguar si ka qenë fillimet e tij në fushën e medias, ndërsa tregoi se shtysë ka qenë Fatma Haxhialiu. Ai tha se gjithçka ka nisur në radio, më pas në televizion dhe deri në momentin që kuptoi se kishte ardhur koha për një shkëputje prej saj.
Hizmo tregoi se kur je i ri ke dëshirë të tregosh kush je dhe pasi tregon se kush je kërkon dhe të shpërblehesh, gjë që në Shqipëri nuk ndodh sepse sipas tij nuk ka meritokraci.
Nuk kam studiuar gazetari, jam një moderator, profesioni im fillimisht ka qenë për marketing dhe përveç saj kisha një interes të veçantë për të argëtuar njerëzit dhe njëherë dhe një kohë kur shoqërohesha me Fatma Haxhialiun, duke parë këto tipare të miat më ndihmoi të punoj te kids fam, radio, në 2011. Pas asaj radio u kthye në Mad Albania, u bënë disa audicione dhe aty nisi. Radio-televizion njëkohësisht dhe pastaj kishte ardhur momenti të bëja një shkëputje nga IN, sepse kur je i ri ke dëshirë të tregosh kush je dhe pasi tregon se kush je kërkon dhe të shpërblehesh, por në Shqipëri nuk ka meritokraci.
Në vijim ai shtoi i vjen keq që në tërësi në mediat shqiptare nuk ka një filtër të vlerësojnë vërtet se kush ka vlera, dhe kjo ndodh sipas tij jo vetëm në mediat.
Media sot është e ndikuar se sa ndjekës ka një person në Instagram, pra kjo influenca në rrjetet sociale, dhe shohim në media pastaj njerëz që nuk kanë as karizma, as nuk dinë si duhet të flasin, ndërkohë që media ka disa kritere, një sërë kushtesh që ti duhet të plotësosh për të dalë në televizion. Unë personalisht edhe pse e them me keqardhje nuk i ndjek më mediat shqiptare. Mesatarja e shqiptarit mesatarisht intelektual, që ka mbaruar një shkollë, apo ka dy pasione nuk është i kënaqur për të ndjekur televizorin.



