Ndalohet dalja në det e varkave dhe anijeve të peshkimit

Ndalohet dalja në det e varkave dhe anijeve të peshkimit

Duke marrë shkas nga moti ekstrem që ka sjellë stuhia “Ciaran”, Drejtoria e Përgjithshme Detare ka njoftuar masat e marra për lundrimin në det.

Në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike të përkeqësuar në Republikën e Shqipërisë gjatë datave 05.11.2023 duke filluar nga ora 06:00 datë 05.11.2023 era do jetë me drejtimin Jug-Jug-Lindje, forca e detit deri 6-8 bft, shpejtësia e erës do jetë  15-30 m/s, dhe lartësi dallge deri 2-3m.

Si rezultat i kushteve të përkeqësuara të motit Drejtoria e Përgjithshme Detare ka marrë masat e më poshtme:

1.Është ndaluar dhënia e leje - nisjes gjatë datës 05.11.2023 duke filluar nga ora 06:00 për të gjitha mjetet e vogla lundruese, anijeve të peshkimit.

2. Janë njoftuar mjetet e vogla lundruese dhe anijet e peshkimit që  të kenë në konsideratë kushtet e parashikuara të përkeqësuara dhe marrjen e masave për sigurimin e tyre.

3.Anijet e transportit ndërkombëtar detar do të vazhdojnë të operojnë normalisht sipas destinacioneve.

Përmirësimi i situatës hidrometeorologjike të përkeqësuar për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit do të jetë mbas orës 22:00 datë 05.11.2023.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy