Zululand - Shqipëria pas 25 viteve, a jemi më mirë?

Zululand - Shqipëria pas 25 viteve, a jemi më mirë?

Mustafa Nano e ka nisur emisionin e tij këtë të hënë me Shqipërinë  e 25 viteve demokraci. Sa ka ndryshuar ajo dhe, a është sot vendi ku ne jetojmë më i mirë, më i zhvilluar dhe më i sigurtë sesa në kohën e diktaturës.

 

Shpëtim Nazarko nuk është kursyer të thotë gjithçka që ai mendon mbi politikën sot dhe atë që ai e quan shkatërrim të pandreqshëm të Shqipërisë. "Kjo Shqipëri është shumë herë më e keqe, se ajo e para 25 viteve”, u shpreh Nazarko në ZULULAND.

 

Ndryshe nga Enver Hoxha këta janë karagjozë në sistemin politik dhe kriminelë në sistemin e qeverisjes”, tha  më tej ai.

 

Duke folur për gjendjen ekonomike të vendit, Nazarko tha se qeveritë kanë dështuar në zhvillimin e ekonomik të vendit dhe sipas tij problemi nuk është thjesht se kemi një ekonomi informale, por kemi një ekonomi jo efiçente.

 

“Ne nuk kemi ekonomi. Bizneset tona 95 përqind janë të falimentuara. Ne kemi ngritur një ekonomi idiote, jo thjesht informale”.

 

I ngacmuar nga Mustafa Nano se pse sot shqiptarët po largohen nga vendi i tyre, Nazarko tha se, sa më shumë të formalizohet ekonomia aq më shumë do të ikin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy