
“Në vitin 2017 kemi pasur 10% më shumë raportime të dhunës në familje pranë organit të policisë krahasuar me një vit më parë”, njoftoi ministrja e Shëndetësisë dhe e Çështjeve Sociale, Ogerta Manastirliu në një fjalë të mbajtur në sesionin 62 të OKB, kushtuar barazisë gjinore.



