Kampione absolute e bodybulding: Nga një vajzë me komplekse në jetë, tani përmes imazhit dhe punës time ndihmoj të tjerat

Kampione absolute e bodybulding: Nga një vajzë me komplekse në jetë, tani përmes imazhit dhe punës time ndihmoj të tjerat

Silvana Delija, 29- vjeçarja, kampione absolute e bodybulding, solli në programin e mëngjesit “Zgjohu me MCN”, historinë e jetës dhe ndryshimet në dukjen e saj.

Krahas punës së saj në fitnes, ajo foli për paragjykimet  që e përcollën në kohën kur ndryshoj flokët.

Këtë thotë se ajo e bëri për të rrëzuar komplekset që e përcollën tërë jetës së saj.

Normalisht se duke më parë në pamje të tillë, njerëzit, direkt më kanë paragjykuar, mos je gjë e sëmurë, pse je qethur, pra më ka ndjek paragjykimi, por më vonë jam mësuar me këto fjalë. Normalisht që shqiptarët janë paragjykues dhe më kanë gjykuar, tani kam fituar imunitet dhe ndihem mirë me veten.

Me parë kisha shumë komplekse me veten, të gjitha talentet që kisha nuk guxoja ti ndjek, pastaj mësova nga vetja që duhet ti largoj dhe përmes sportit të fitnesit ia dola.

Më ka ndihmuar shumë bashkëshorti im italian Emiljano, i cili ën Shkodër kishte ardhur me një firmë dhe aty jam njohur, ai poashtu ishte personal trajner dhe më ka ndihmuar duke më trajnuar.

Ai poashtu më shtyu që ti pres flokët, duke ndërruar imazhin tim.

Kampionja e fitnesit thotë se në tetor ajo triumfoi si ‘’Albania Wellness Champion’’ dhe synimi i saj është të arrij si profesioniste, si femra e parë shqiptare në Federatën e Bodybuilding  .

Në tetor triumfova si ‘’Albania Wellness Champion’’ kurse në Itali fitova vendin  e 4-të në kategorinë ‘Bikini’ në Kampionatin botëror.

Ndërkohë që qëllimi im pjesëmarrja në  mr. Olimpya, si femra e parë shqiptare në Federatën e Bodybuilding.  

Për pesë vjet kam synime ti arrij të gjitha në këtë sport.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy