
Analisti Neritan Sejamini i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN u shpreh se strategjia e izolimit që po përdor opozita është e dështuar, pasi historia e politikës shqiptare ka treguar që një opozitë vjen në pushtet vetëm kur partia hapet dhe reformohet.
Të gjitha strategjitë e izolimit kanë dështuar. Po të shohësh historinë e politikës shqiptare sa herë që janë hapur partitë dhe janë reformuar kanë ardhur në pushtet. E njëjta gjë ndodhi dhe me Edi Ramën para se të vinte në pushtet. Strategjia e vetme që mund të çojë në fitore opozitën është sjellja e një fryme të re.



