
Dy vite pas pandemisë është rikthyer Marshimi i Krenarisë “Tirana Pride 2022” me një aktivitet i cili mblodhi në sheshin “Nënë Tereza” rreth 400 pjesëmarrës, sipas aktivistit Altin Hazizaj. Në një lidhje me Skype nga sheshi, Hazizaj tha se qëllimi i këtij aktiviteti është ndërgjegjësimi për të drejtat e komunitetit LGBTI.
Qëllimi është të hapim dyert dhe dritaret e mendjes për të drejtat e komunitetit LGBTI. E drejta e familjes u takon të gjithëve. Jetojmë në një qytet europian dhe duhet të sillemi si europianë.
Hazizaj tha më tej se gjuha e urrejtjes dhe diskriminimi rëndon më shumë te komunitetet si LGBT, romët apo egjiptianët.
Lufta me bazë gjinore është e vjetër. Të gjitha ligjet dhe nismat që kemi bërë e kemi vendosur theksin te mbrojtja nga dhuna. Një pjesë e tyre janë lesbike dhe transgjinore. Dhuna dhe urrejtja ndaj komunitetit LGBTI, romëve, egjiptianëve, është kthyer në fenomen. Ndaj jemi këtu për t’i thënë jo dhunës, po tolerancës.
Ne dje kemi prezantuar një mekanizëm kombëtar të krimeve të urrejtjes. Kjo e fundit prek grupet më pak të mbrojtura. Përtej momentit që është një ftesë e hapur për të gjithë qytetarët të raportojnë menjëherë në isigurt.al.



