Braho: Krimi zgjedhor cenon qytetarët, duhet ndërgjegjësim. Denoncimet bëhen kryesisht nga partitë politike (VIDEO)

Braho: Krimi zgjedhor cenon qytetarët, duhet ndërgjegjësim. Denoncimet bëhen kryesisht nga partitë politike (VIDEO)

Avokati Ledio Braho në një lidhje skype me ‘MCN Live’ teksa ka komentuar raportin e dalë nga KSHH sa i përket krimit zgjedhor u shpreh se ai cenon më tepër qytetarët edhe pse këta të fundit janë denoncuesit më të paktë.

Ai tha se qytetarët duhet të ndërgjegjësohen për të mos u bërë pjesë e këtij krimi zgjedhor, pasi siç ai thekson nuk mund të ketë krim zgjedhor pa bashkëpunimin e qytetarëve, ashtu si dhe rasti i korrupsionit.

Sipas tij dhe qytetari është subjekt i veprës penale nëse kryen krime zgjedhore, por kjo duhet të bëhet përmes edukimit më shumë se sa nga ndëshkimi dhe se është e domosdoshme që të çrrënjoset shit-blerja e votës në Shqipëri.

Isha pjesë e aktivitetit të organizuar nga Komiteti Helsinkit dhe ajo që doli në pah ishte numri i vogël i kallëzimeve nga qytetarët.

Krimi zgjedhorë cenon qytetarët dhe jo politikën dhe qeverinë dhe ajo që dua të theksoj është se ka nevojë për një ndërgjegjësim më të madh të qytetarëve dhe kjo mund të arrihet më shumë përmes edukimit dhe jo ndëshkimit.

Nuk mund të ketë krim zgjedhor pa bashkëpunimin e qytetarëve, ashtu si dhe rasti i korrupsionit. Gjithmonë një nga hallkat për realizimin e tyre është qytetari njëherë përmes presionit dhe herë nga përfitimet e tjera prandaj është e nevojshme që qytetarët të ndërgjegjësohen që duke u përfshirë në krime zgjedhore cenojnë të ardhmen e tyre.

Ka nevojë për një ndërgjegjësim që kur qytetarit ti afrohen politikanë, grupe të struktura kriminale etj të bëjnë kallëzim. Ka nevojë për edukim masiv të qytetarëve sepse po të shohim Shqipëria është i vetmi vend që para dhe pas zgjedhjeve flasim për krimin zgjedhor që është përhapur kaq shumë.

Nqs kemi zgjidhur administrimin zgjedhor, kemi të pazgjidhur pjesën paraprake kryesisht krimet zgjedhore. Qytetari duhet ta kuptojë se qoftë përfitimi monetar apo vendi i punës cenon të ardhmen e tyre duke shitur votën.

Dhe qytetari është subjekt i veprës penale nëse kryen krime zgjedhore, por kjo duhet të bëhet përmes edukimit më shumë se sa nga ndëshkimi. Është e domosdoshme që të çrrënjoset shit-blerja e votës në Shqipëri.

Ndërsa lidhur me faktin se kemi shumë pak të hetuar për këto krime, Braho tha se prokuroria dështoi me hetimin e dosjes së Dibrës, ndërsa theksoi se denoncimet kryesisht bëhen nga partitë politike.

Rasti tipik i hetimit është rasti i dosjes së Dibrës ku dolën audiopërgjime të drejtuesve të shtetit dhe partisë në pushtete dhe ishin zgjedhje të parakohshme për bashkinë e Dibrës.

Ajo dosje kaloi nga një prokurori në tjetrën dhe se di nëse ka përfunduar tashmë që kanë kaluar gati 7 vite.

Dhe nëse ka të ndëshkuar janë funksionarët më të ulët, pra ai është rast tipik i dështimit të hetimeve dhe se di nëse ka dështuar për shkak të një hetimi të dobët apo për mungesë provash dhe ai ishte krim zgjedhor në kuptimin e një grupi të strukturuar kriminal.

Rast tjetër është rasti i Rrogozhinës, por këtu denoncimet kryesisht bëhen nga partitë politike.

Pra kjo është situata nqs rastet e bëra publike dhe rasti i patronazhistëve është denoncuar dhe prokuroria është e paaftë të hetojë këto raste apo i duhen më shumë se dy vite për të arritur rezultate do të thotë se nuk jemi në nivelet e duhura për të hetuar këto krime zgjedhore.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy