
Një person është ekzekutuar para pas çastesh në fshatin Manati të Lezhës.
Mësohet se bëhet fjalë për viktimën 65 vjeç, Lek Lekgjonaj.
Vrasja është konfirmuar për korespondentin MCN Tv nga burime të Policisë, të cilat janë tashmë në vendin e ngjarjes.
Mësohet se autori i vrsjes është 17-vjeçari Florian Pervathi.
Dyshohet për hakmarrje pasi në 2011 vëllai i viktimës dyshohet se i ka vrarë babain autorit.
Lezhë/Informacion paraprak
Policia e Lezhës neutralizon dhe vë në pranga në kohë rekord, një 17-vjeçar që kreu vrasjen e 65-vjeçarit, para pak minutash, në fshatin Manati të Lezhës.
Sekuestrohet dhe arma e krimit.
Shërbimet e DVP Lezhë dhe të Komisariatit të Policisë Lezhë, menjëherë pas marrjes së njoftimit se në fshatin Manati kishte të shtëna me armë zjarri, kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes.
Falë reagimit profesional e të menjëhershëm është bërë i mundur neutralizimi dhe kapja e 17-vjecarit F. P.
17-vjeçari, rreth orës 12:00, në rrethana ende të paqarta dyshohet se vrau me armë zjarri shtetasin L. L., 65 vjeç, banues në Manati, dyshohet për motive hakmarrjeje.
Shërbimet e Policisë kanë sekuestruar dhe armën zjarrit pistoletë me të cilën dyshohet se 17-vjeçari kreu krimin.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.



