Kina po luan " lojëra agresive " me demokracinë dhe institucionet kanadeze. Kështu deklaroi kryeministri kanadez Justin Trudeau të hënën (7 nëntor) pas publikimit të një raporti që pretendon ndërhyrjen e huaj në zgjedhjet në vend.
Kjo deklaratë vjen pasi kanali kanadez Global Neës raportoi financimin e një " rrjeti klandestin " kandidatësh gjatë zgjedhjeve të fundit.
Po ashtu kjo deklaratë vjen disa ditë pasi autoritetet në Otava njoftuan një hetim mbi stacionet e policisë ilegale kineze në Zonën e Madhe të Torontos, qyteti më i madh i Kanadasë.
Ne kemi ndërmarrë hapa të rëndësishëm për të forcuar integritetin e proceseve dhe sistemeve tona zgjedhore. Ne do të vazhdojmë të investojmë në luftën kundër ndërhyrjeve zgjedhore, kundër ndërhyrjeve të huaja në demokracitë dhe institucionet tona. Fatkeqësisht, ne shohim vende, aktorë shtetërorë në mbarë botën, qoftë Kina apo të tjera, që vazhdojnë të luajnë lojëra agresive me institucionet tona, me demokracitë tona.
Në Pekin, Zhao Lijian, një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme të Kinës, reagoi të martën duke thënë se " marrëdhëniet midis vendeve mund të ndërtohen vetëm mbi bazën e respektit reciprok, barazisë dhe përfitimit reciprok".



