Detaje të reja bëhen të ditura për gazetën "panorama", lidhur me gjetjen e trupit të pajetë të një 17-vjeçareje në tualetin e shkollës “Murialdo”, Fier.
Sipas burimeve vajza ishte shoqëruar në tualet nga shoqet e saj pasi më parë u kishte thënë këtyre të fundit se nuk ndihej mirë.
E ndërsa adoleshentja ndodhej në tualet ata kanë qëndruar në korridor duke e pritur.
Por për një moment shoqet e saj kanë dëgjuar një zhurmë kur ajo ka rënë.
Kanë hapur deren e tualetit dhe e kanë gjetur pa ndenja.
Nga ana tjetër vajzat kanë thirrur drejtuesit e shkollës për ti ndihmuar.



