
Një vajzë 22-vjeçare iraniane ka vdekur disa ditë pasi u arrestua nga policia e moralit pasi dyshohet se nuk respektoi rregullat strikte për mbulimin e kokës.
Dëshmitarët okularë thanë se Mahsa Amini u kap të marten në Tehran duke u futur brenda një furgoni policie, ku u rrah për vdekje. Policia i ka mohuar akuzat, duke thënë se zonja Amini “papritur kishte pësuar një problem në zemër”.
Ky është raporti i fundit në një seri raportimesh për brutalitetin ndaj grave nga autoritetet në Iran gjatë javëve të fundit.
Familja e Amini-t thotë se ajo ishte një vajzë shëndetplotë dhe pa probleme shëndetësore, çka sipas tyre nuk justifikon problemet me zemrën.
Policia e Teheranit tha se Amini ishte arrestuar për të justifikim dhe edukim në lidhje me hixhabin, shaminë e cila është e detyrueshme për të gjitha gratë.



