Ndryshime në kabinet apo rikonfigurim të Kuvendit janë pasojat e pritshme në skenën politike, sipas gazetarit Aleksandër Çipa, i cili në një analizë në studion e Tema Televizion, ka folur për pasojat e takimeve të Ambasadorit të SHBA-së Donald Lu me krerët e shtetit. Çipa ka folur edhe për dekriminalizimin, si dhe influencën që pritet të sjellë vizita e Edi Ramës në SHBA. Çipa, ka elaboruar edhe fitoren e Ciprasit në greqi dhe influencën e mundshme në rajon dhe Europë.



