Çfarë po ndodh me autokolonën e blinduar të nisur për në Kiev?

Çfarë po ndodh me autokolonën e blinduar të nisur për në Kiev?

Zëdhënësi i Departamentit të Mbrojtjes së SHBA-së, John Kirby, ka deklaruar se qindra automjete të blinduara ruse që shkojnë për në Kiev aktualisht kanë "mbetur të bllokuara" gjatë rrugës.

Nga vlerësimet tona më të mira ata nuk kanë bërë ndonjë përparim të dukshëm në 24 deri në 36 orët e fundit”, tha Kirby në një konferencë të Pentagonit të mërkurën.

Ai tha se vonesa mund të jetë për shkak të “rigrupimit të forcave dhe rivlerësimit të progresit që nuk kanë bërë dhe si të kompensojnë kohën e humbur”.

Ai shtoi se “sfidat e logjistikës dhe qëndrueshmërisë” dhe “rezistenca nga ukrainasit” janë gjithashtu faktorë.

Nga raportimet e paverifikuara bëhet e ditur se ushtarëve po u mbarojnë karburantet dhe ushqimet.

Zyrtarët në rajonet që kanë rënë në duart e Rusisë kanë pohuar se trupat po plaçkitin supermarketet për furnizime dhe se ushqimet e ofruara atyre nga ushtria kanë skaduar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy