Kremtohet Fitër Bajrami/ Besimtarët për MCN shprehin urime për solidaritet, begati dhe pastrim shpirtëror (VIDEO)

Kremtohet Fitër Bajrami/ Besimtarët për MCN shprehin urime për solidaritet, begati dhe pastrim shpirtëror (VIDEO)

Që në orët e para të mëngjesit, besimtarë të shumtë falën namazin e Fitër Bajramit në sheshin “Skënderbej” në Tiranë, festë që shënon përfundimin e muajit të agjërimit.

 

Sheshi “Skënderbej” mirëpriti mijëra besimtarë, të cilët u mblodhën për të kryer faljen e kësaj dite të shenjtë në një atmosferë përkushtimi dhe paqeje.

 

Gazetarja Marina Sulollari, për “MCN Live”, përcolli edhe urimet e besimtarëve, të cilët shprehën dëshira për më shumë solidaritet, begati dhe pastrim shpirtëror.

 

Sakrifica dhe lutjet përgjatë një muaji të tërë kulmuan me festën e Fitër Bajramit për besimtarët myslimanë në Shqipëri dhe në mbarë botën. 

30 ditët e Ramazanit, të karakterizuara nga agjërimi, përkushtimi, solidariteti dhe pastrimi shpirtëror, përmbyllen me këtë festë të rëndësishme të kalendarit islam.

Ne urojme për mirësi, begati dhe qetësi për të gjithë, duke e cilësuar këtë periudhë si një kohë reflektimi, besimi dhe paqeje.

Gjatë këtij muaji të begatë, njerëzit përpiqen të largohen nga e keqja dhe të afrohen më shumë me qetësinë shpirtërore.

 

Kreu i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu, ndau gjithashtu mesazhin e tij me rastin e kësaj feste. 

Ai e fokusoi urimin te konfliktet në botë, duke theksuar se lutjet shkojnë për të gjithë ata që vuajnë.

 

Konfliktet, luftërat dhe padrejtësitë vijojnë të marrin jetë njerëzish të pafajshëm, ndërsa shumë familje nuk e ndiejnë gëzimin e kësaj dite, por dhimbjen dhe pasigurinë për të ardhmen.

Në këtë ditë të bekuar, lutjet tona shkojnë për të gjithë ata që vuajnë, për fëmijët që rriten mes frikës dhe zhurmës së luftës, për nënat që presin me ankth një lajm për bijtë e tyre dhe për popujt që kërkojnë paqe dhe drejtësi. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy