Me armë në makinë manovron duke rrezikuar policinë, pranga të riut në Durrës, në kërkim një tjetër

Me armë në makinë manovron duke rrezikuar policinë, pranga të riut në Durrës, në kërkim një tjetër

“Late hours” u kodua një operacion i policisë së Durrësit, gjatë të cilit u vu në pranga një person i cili lëvizte në makinë me armë me vete, dhe u shpall në kërkim një tjetër.

Shërbimet operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim me shërbimet e Stacionit të Policisë Manzë, pas sigurimit të informacionit në rrugë operative se në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, dy shtetas që qarkullon me automjet nga Manza në drejtim të Durrësit, kishin armë zjarri me vete, kanë organizuar operacionin policor të koduar “Late hours”.

Shërbimet e policisë kanë lokalizuar automjetin e dyshuar tip “Ford” dhe i kanë dhënë shenjë për ndalim, por drejtuesi i automjetit, sapo ka parë shërbimet e policisë, nuk i është bindur urdhrit për të ndaluar, por ka shtuar shpejtësinë, duke rrezikuar jetën e punonjësve të policisë.

Shërbimet e policisë janë vënë në ndjekje të automjetit dhe kanë bërë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të  shtetasit Orgito Vathaj, 19 vjeç (pasagjer).

Gjithashtu, kanë shpallur në kërkim shtetasin Azem Allçi, 32 vjeç, banues në Manzë, i cili mundi të largohej duke përfituar nga errësira.

Gjatë kontrollit në automjet, shërbimet e policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.

Aktualisht vijon puna për kapjen e drejtuesit të automjetit, shtetasit Azem Allçi.

Ndërkohë materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë” dhe “Moskallëzimi i krimit”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy