Beqaj “ngujohet” në SPAK/ Refuzon të paguajë tarifën, nis leximin e 700 fashikujve të dosjes (VIDEO)

Beqaj “ngujohet” në SPAK/ Refuzon të paguajë tarifën, nis leximin e 700 fashikujve të dosjes (VIDEO)

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ndodhet sot në SPAK që prej orës 09:00 të mëngjesit ku po shqyrton 700 fashikujt e dosjes hetimore ndaj tij.

Beqaj po njihet me dosjen në ambientet e SPAK pasi refuzoi të paguajë tarifën 10 milionë lekë për aktet e dosjes.

Më herët avokati i Beqajt në një prononcim për mediat tha që “na u dha një afat 24 orë sepse sot është dita e fundit për të shqyrtuar 700 fashikuj, aktualisht jam tek fashikulli nr 2”.

Duke raportuar mbi këtë çështje në edicionin e lajmeve në MCN TV gazetari Arsen Rusta bën me dije:

Nuk jam një person i dënuar-thotë z.Beqaj- dhe shpenzimet proceduriale të hetimit gjyqësor nuk më janë ngarkuar me një vendim gjykate dhe refuzoj të paguajë faturën. E ankimoi vendimin në gjykatë, por gjykata e rrëzoi. Z.Beqaj nuk paguan faturën për të marrë një pjesë të fashikullit gjyqësor. Rezultojnë 700 fashikuj, nga të cilat ndonëse kanë kaluar 4 orë, z.Beqaj mund të ketë lexuar 2-3, apo 5 fashikuj. A do të jetë i njëjti intenerar i përditshëm derisa z.Beqaj të ezaurojë 700 fashikuj? A do ta lejojë të përdorë ambientet e kësaj prokurorie çdo ditë, duke u ngujuar në ambientet e SPAK, mbetet për t’u parë. Fillimisht na u raportua se z.Beqaj ishte thirrur edhe për aferën e Agjencisë së BE, Zyrës së Investimeve, por nga ana tjetër avokati i tij deklaron se janë sot me kërkesë të tyre për t’u njohur me fashikujt e hetimeve”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy