“Situata me medikamentet katastrofale” Shehu: Të sëmurët me tumor përjashtohen nga terapitë bashkëkohore. Ilaçe me origjinë të pasigurt (VIDEO)

“Situata me medikamentet katastrofale” Shehu: Të sëmurët me tumor përjashtohen nga terapitë bashkëkohore. Ilaçe me origjinë të pasigurt (VIDEO)

Deputeti i PD Tritan Shehu tha në edicionin e lajmeve në MCN TV se situata me medikamentet në tërësi dhe Onkologjikun në veçanti është në një katastrofë të plotë në Shqipëri. Shehu vuri në dukje se të sëmurët me tumor në Shqipëri janë të përjashtuar nga një numër i madh terapish bashkëkohore dhe mortaliteti është trefish më i lartë se në BE. Po ashtu ai theksoi se në Shqipëri qarkullojnë medikamente me origjinë të pasigurtë, të cilësuara ‘fake drugs’, dhe niveli i rimbursimit është shumë i ulët. 

 

Me medikamentet për Onkologjinë është një katastrofë e plotë. Të sëmurët shqiptarë janë të përjashtuar nga një numër i madh terapish bashkëkohore në luftën me kancerin. Në Shqipëri mortaliteti nga kanceri, nga tumoret, është 70 për qind, ndërsa në Europën e zhvilluar shpëtueshmëria e plotë nga tumoret është 70 për qind. Jemi kokëposhtë. Kjo lidhet që me diagonstifikimin, mjekimin kompleks, medikamentet, radioterapinë, dhe shumë e shumë metoda të tjera që përdoren sot. Shumë metoda mungojnë në vendin tonë. 

 

Onkologjia është në mjerim të plotë nga ana strukturale dhe teknologjike, ka lënë në mjerim të plotë medikamentet që përdoren, në mungesë të madhe të tyre, ka lënë në mjerim të plotë teknologjinë, duke bërë që ne të jemi me mortalitet 3 herë më të lartë se vendet e BE. Çështja e medikamenteve, s’është vetëm çështje e medikamenteve ndaj tumorit. Ne jemi në situatë katastrofale me medikamentet në Shqipëri, shumica janë të origjinës së pasigurtë, nuk janë të certifikuara as nga EMA dhe FDA, s’lejohen të qarkullojnë në vendet e BE dhe s’janë të regjistruara në vendet e BE.

 

 Fake drugs ka të bëjë me medikamente të pasigurta, të pacrtifikuara nga organizmat ndërkombëtare. Numri i principeve aktive është shumë i vogël. Niveli i rimbursimit është jashtëzakonisht i ulët. Nuk rimbursojmë as 40 për qind të sasisë së medikamenteve që vijnë, ndërkohë që normat e BE janë minimalisht 90-95 për qind. Ka edhe vende që i rimbursojnë 100 për qind. Është çështje e vullnetit politik si pasojë e korrupsionit. Ligji u rrëzua në 2014 dhe iu hap rrugë fake drugs, si pasojë e klientelizmit dhe korrupsionit”.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy