Dekani i Fakultetit të Ekonomisë, në Universitetin e Tiranës Dhori Kule është paraqitur paraditen e sotme në Prokurorinë e Posaçme, SAPK.
Gazetari Arsen Rusta mëson se ish-rektori është thirrur si person që ka dijeni mbi rrethanat e një vepre penale.
“Vetëm pak çaste më parë, i pashoqëruar nga një avokat, ish-rektori Dhori Kule, aktualisht dekani i Fakultetit të Eonomisë është paraqitur në SPAK. MCN Live është interesuar pranë SPAK se cila është arsyeja.
Është thirrur pas një fletë-thirrje të dërguar nga BKH, ku do pyetet si person që ka dijeni mbi rrethanat e një vepre penale, që lidhet me një aferë korrupsioni. A është vet z.Kule i përfshirë, apo është një tjetër person, mbetet për t’u parë, por prej 15 minutash ndodhet në ambientet e BKH-së, duke iu përgjigjur pyetjeve të agjentëve të BKH.
Më herët ai ka qenë i përfshirë edhe në një dosje me grupe kriminale. Ishte denoncim i z.Berisha që z.Kule është kërcënuar gjatë një procesi zgjedhor në UT. Sot burimet bëjnë me dije se është si person që ka dijeni mbi rrethanat e një vepre penale".



