Ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba në një konferencë për shtyp në NATO tha se lufta për Donbasin do i kujtojë njerëzve Luftën e Dytë Botërore.
Kuleba bëri thirrje për ndihmë dhe thotë nëse ajo vonohet shumë civilë mund të vdesin.
Lufta për Donbasin do t’ju kujtojë Luftën e Dytë Botërore, mijëra tanke, aeroplanë, artileri. Rusia ka planet e saj dhe ne tona tona. Kjo është arsyeja pse aleatët nuk duhet të na thonë se ka procedura që duhen ndjekur. Shumë civilë do të vdesin sepse ndihma do vijë me vonesë. Unë jam mesatarisht optimist për rezultatin e negociatave këtu në selinë e NATO-s. Isha shumë i qartë: për të fituar një luftë duhen armë.



