Biden akuzon departamentin e mbrojtjes të SHBA-së për pengesa në tranzicion

Biden akuzon departamentin e mbrojtjes të SHBA-së për pengesa në tranzicion

Presidenti i zgjedhur i SHBA Joe Biden ka akuzuar departamentin e mbrojtjes të SHBA për "papërgjegjësi" dhe për mungesën e dhënies së informacioneve të duhura për tranzicionin e pushtetit. Biden në fjalën e tij tha se  kishte hasur "pengesa nga udhëheqja politike", raporton BBC.

 Biden pohoi se agjencitë më të rëndësishme  për sigurinë e SHBA kanë pësuar "dëme të mëdha" nën Donald Trump.

"Tani për tani, ne thjesht nuk po marrim të gjithë informacionin që na nevojitet nga administrata në largim në fushat kryesore të sigurisë kombëtare. Sipas mendimit tim, nuk është asgjë tjetër përveç papërgjegjësisë."

Presidenti i zgjedhur shtoi se ekipi i tij kishte nevojë për informacione të plota për situatën e SHBA dhe  theksoi se kundërshtarët e SHBA mund të shfrytëzonin çdo konfuzion.

Pas vërejtjeve të Biden, Sekretari i Përkohshëm i Mbrojtjes Christopher Miller tha se zyrtarët kishin "punuar me profesionalizmin më të madh për të mbështetur tranzicionin ".

"Departamenti i Mbrojtjes ka kryer 164 intervista me mbi 400 zyrtarë dhe ka siguruar mbi 5,000 faqe dokumente - shumë më tepër sesa kërkohej fillimisht nga ekipi i tranzicionit i Biden," tha ai.

Biden merr detyrën në 20 Janar por Presidenti Trump ka refuzuar të pranojë rezultatin.

Për javë të tëra pas zgjedhjeve të 3 nëntorit,  Biden u bllokua nga marrja e njoftimeve kryesore të inteligjencës, një pjesë thelbësore dhe normalisht rutinë e një tranzicioni presidencial.

Pasi Trump më në fund pranoi të lejojë procesin zyrtar të tranzicionit muajin e kaluar, Biden vlerësoi Shtëpinë e Bardhë për ndihmën e saj në këtë proces .  Por toni i tij ndryshoi dukshëm të hënën.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy