96 vjet më parë Zogu u shpall “Mbret i shqiptarëve”

96 vjet më parë Zogu u shpall “Mbret i shqiptarëve”

96 vjet më parë, më 1 shtator të vitit 1928, një Asamble Kushtetuese e cila ishte zgjedhur me votimet vendosi me unanimitet të plotë për ndërrimin e formës së qeverisjes së Shqipërisë, duke e kthyer vendin nga Republikë, që ishte deri në atë kohë, në Monarki parlamentare. 

Më 1 Shtator 1928, Asambleja Kushtetuese shpalli: “Mbret të Shqiptarëve” nën emrin “Zog I”.

Mbasi e pranoi fronin, Naltmadhnia e Tij Zog I, Mbret i Shqiptarëve bëri betimin mbi flamurin kombëtar:  “Unë Zogu, Mbret i Shqiptarëve, në çastin në të cilin po hudh kambën mbi Thronin e Mbretnis Shqiptare dhe po marr në duer Pushtetin Mbretnuer, betohem përpara fuqisë së Zotit me mbajte Bashkimin Kombëtar, Independencën e Shtetit dhe Tokat. Betohem edhe të mbahem besnik ndaj Statutit dhe të veproj mbas pikave të tij dhe mbas ligjeve që ndodhen në zbatim, duke pas parasysh kurdoherë të mirën e popullit. Zoti më ndihmoftë”.

U miratua Statuti Themeltar i 1928. U miratuan kodi civil, ai tregtar, etj. U miratuan ligje të tilla si për reformën agrare, heqjen e ferexhesë, etj duke aboluar Ligjin Islamik e duke e zëvendësuar me kodin civil të mbështetur tek ai zviceran siç kishte bërë dhe Mustafa Kemal Atatürk me Turqinë.

Mbreti Zog nxiti ndërtimet botore në vend, rritjen e mirëqenies, zhvillimin e tregtisë, balancim të bilanceve tregtare, shkollimin e brezit të ri, përgatitjen e inteligjencies në universitetet perëndimore, etj.

Më 27 prill 1938 martohet me konteshën hungareze Geraldina Appony. 

Më 7 prill 1939, duke mos pranuar kushtet e pushtimit fashist, Mbreti Zog largohet nga Shqipëria.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy