Baliu, njeriu i “diamanteve”: Ja si arrita të hap biznesin e gërmimit të arit në Afrikë

Baliu, njeriu i “diamanteve”: Ja si arrita të hap biznesin e gërmimit të arit në Afrikë

Baki Baliu është biznesmeni shqiptar që njihet si perandori shqiptar i diamanteve në Afrikë.

 I ftuar në programin e mëngjesit në “Zgjohu me MCN”, Balliu i njohur si Boss B, ka treguar historinë e jetës se si nga saldator, u kthye në një biznesmen të fuqishëm dhe në Afrikë.

Unë kam një minierë bashkë me një partner në Afrikë, ku punojmë, gërmojmë dhe i gjejmë diamante dhe arin.

Diamanti nuk vlerësohet sipas madhësisë, por sipas prerjes dhe pastërtisë. Mua më ndodh që i gjej dhe i shes shumë lirë. Ka edhe diamant artificial që nuk kanë vlerë. Unë i dalloj.

Unë fillimisht, kam shkuar pa dijeni të madhe, për të parë se çfarë është. Nëse kisha mundësi të bëja diçka apo jo. Unë kam shkuar si një lloj turisti. Edhe krejt rastësisht e kam bërë biznesin e parë.

Mineralet natyrore, poqese është diamante, të jep energji pozitive, poqese e hap, të shpëton nga stresi, nga njerëzit me sy të këqij, prandaj e ka çmimin shumë të shtrenjtë, për këtë arsye, sepse janë natyrale, të papërpunuar.

Ne kemi një minierë atje ne Siera-Leone, sepse afër lumenjve  gjendet këto minerale natyrore.

Unë kam licencë atje për mbrojte të ambientit, dhe pas çdo gërmimi që bëjmë e kthejmë sërish në gjendjen që ka qenë.

Njerëzit lokalë janë shumë të butë, nuk dinë të thonë jo. Të ndihmojnë gjithmonë. Ka vende ku gjendet ari, ka vende ku gjendet diamanti.

Baliu së fundmi thotë se ka hapur një zyrë për vlerësimin e mineraleve në Prishtinë.

Para dy muajve kam hapur zyrën e vlerësimit të mineraleve në Prishtinë, ku të gjithë ata që kanë për të vlerësuan relike të vjetra, mund të vijnë dhe përmes gjeologut që kam e bëjmë vlerësimin. Do të hap zyrë edhe në Tiranë.

Duhet thënë që problemi është se shumica e arit që vjen nga Turqia nuk është e saktë.

95% e diamanteve në Kosovë e Shqipëri, nuk janë diamante natyrale. Ti nuk e dikton dot, por kur bëhet fjalë te prerja, pastërtia, shkëlqimi, duhet vlerësuar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy