
Beteja jonë është plotësisht legjitime, nga pikëpamja ligjore dhe fetare, kundër pushtuesit.
Detyra jonë është të japim gjithçka, të besojmë në këtë thirrje. Ne jemi gati të sakrifikojmë dhe të japim gjithçka.
Viktimat e Gazës janë të gjithë martirë, ata po lëvizin drejt një bote tjetër të shpallur nga profetët, tani ata janë atje ku nuk ka diktatura.
Kështu tha udhëheqësi i Hezbollahut, Hassan Nasrallah, në një fjalim publik, të mbajtur nga një vend i paspecifikuar dhe transmetuar drejtpërdrejt në televizion me rastin e “Festës së dëshmorëve të rënë në rrugën për në Jerusalem”, duke iu referuar rreth 60 luftëtarëve të Hezbollahut të vrarë nga 8 tetori e deri më sot në përleshjet me ushtrinë izraelite në Libanin jugor.
Ai kujtoi se vuajtjet e popullit palestinez në dekadat e fundit kanë qenë të mëdha, veçanërisht tani që në Izrael “ekziston një qeveri e krahut të djathtë që po shkel të drejtat e njeriut”.



