Bën shqiponjën para flamurit grek, dëbohet 17-vjeçari shqiptar

Bën shqiponjën para flamurit grek, dëbohet 17-vjeçari shqiptar

Pas rastit të 7 ushtarëve shqiptarë që bënë simbolin e shqiponjës në Greqi dhe për këtë u dënuan me 60 ditë burg, një tjetër rast i ngjashëm regjistrohet në shtetin fqinj.

Protagonist kësaj here është një 17-vjeçar shqiptar. Djaloshi ka bërë simbolin e shqiponjës para një flamuri grek në portin Gaios Paxon dhe foton e ka postuar në rrjetet sociale, ku ka marrë shumë vëmendje.

Kaq ka mjaftuar që policia greke të vihej në kërkim të tij. Pas hetimeve, policia greke zbuloi se 17-vjeçari shqiptar nuk kishte leje qëndrimi dhe është dëbuar menjëherë me akuzën e fyerjes së simboleve kombëtare. Mediat greke shkruajnë se policia ka hetuar nëse “për të përcaktuar nëse djaloshi ka lidhje me qarqet nacionaliste të vendit fqinj”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy