Dekoratat e dhëna nga presidenti Nishani në fund të mandatit të tij janë kritikuar shumë javët e fundit. Me anë të një statusi në “Facebook”, edhe këngëtari i njohur, Frederik Ndoci, ka reaguar me ironi në lidhje me dekoratat dhe titujt e lëshuar se fundmi nga Presidenti Bujar Nishani.
STATUSI I PLOTË NË FACEBOOK
Do deshiroja qe presidenti i rradhes ose te shpike nje medalje te re, ose ti vlersoje te 30000 t’vleresuarit motivacioni Mjeshter i Madh me nga 100 pike gjer tek + 100 pike sipas meritave ne “pune” ne “jete” dhe ne “jete note”, ose me kene vertet burre t’ua heq te gjitheve, ose tua marre mbrapsht dhe ti ri japin me motivacionin: MJESHTER I MADH per motivacionin: Me ka bere 200 000 like ne fb nuk me ka ofenduar ne instagram e tëiter. Ka dale 5 here ne mitingje pa para, ka hyre 11 here ne cadrat e greves se urise dhe ka paguar ushqim per te gjithe. Me ka pershendetur 28 here z.X ne rruge, ka dhene 105 kafe te gjith deputeteve, (tane) ka bere 19 darka per kryetaret e partive nder rrethe ka mbyllur syte kur me ka pare me x femer me ka dhene falas para per kazino ia kemi marre pronat dhe nuk i kerkon mbrapsht Ia kemi prere energjine me miliona here dhe ka ndez qirinjte I kemi marre me mijera fidane kannabis dhe prap mbjedh ja kemi q..e robt dhe prap na i sjell e kan kap 20 here me coccaine dhe ai nuk tregon asnje nga ne. Ka ekzekutuar 72 persona te rrezikshem per partine. Mban emblemen e partise ne makine ne xhakete, ne dyqan, ne are dhe ne shtrat. Ka thyer 46 dyqane dhe ka djegur 298 goma makinash nder mitingje. Nuk na ka kerkuar as nje vend pune. Vishet me kollare e kostum sa here kaloj un. Heq miliona lypes nga rruga, supermarket dhe para selise se partise. Ka ardhe 2020 here per yftar. Ka 30 fb me emra anonim etj. Me ka kompozu nje kange per fushat. Ka qare sa here kemi humbur para dhe zgjedhje. Nuk ka marre pjese ne funeralin e deputetit xy. Ka shkru ma shume bejta se vargje Gjergj Fishta nder poema. I vijne rroba nga jashte. Ka tritol e kam kushuri te 9-te. Ka divorcuar gocen e trathtarit te parties. Mban portretin e Enverit ne telefon. Ka 26 vite qe vjedh vota dhe i fut ne kutit tona. Asht numrues votash i ndershem se nuk din me numru vec deri ne 10. Asht burri i nje gjykatese, ne gjykaten e nalte. Si punon te shoqit……………makina e rrojes.



