Bilardo në MCN/ Malaj: Berisha s’ishte mbështetës i flaktë i Kosovës së pavarur. S’e ndali luftën politike as gjatë eksodit

Bilardo në MCN/ Malaj: Berisha s’ishte mbështetës i flaktë i Kosovës së pavarur. S’e ndali luftën politike as gjatë eksodit

Ish-ministri i Financave Arben Malaj, gjatë intervistës në emisionin “Bilardo”, u kthye pas në kohë në ngjarjet e vitit 97’. Ndër të tjera Malaj tha se Sali Berisha nuk ka qenë mbështetës i flaktë i Kosovës së pavarur. Po ashtu ai vë në dukje se Berisha nuk bëri gjatë eksodit të madh një kompromis për ndaljen e luftës politike.

Pyetjes së moderatorit Denis Dyrnjaja, se: “Ka një teori që 97-ta në Shqipëri u organizua për shkak të Kosovës. A është kjo e besueshme?”, Malaj i përgjigjet:

Unë nuk e besoj. Sepse në Shqipëri kanë hyrë shumë armë dhe kishte një kompromis ndërkombëtar që pas dështimit që kishte pasur Amerika në Lindjen e Mesme me trupat e saj, ishte marrë vendimi që ata s’do futeshin në luftë direkte, vetëm në luftë ajrore. Mua si ministër financash përfaqësuesit në dogana nga BE s’më thonin asnjëherë që po bëhet trafik armësh, por më thoshin po kalojnë kaq miell, kaq makarona, kaq rroba”.

Ndërsa pyetjes: "A ishte Berisha një 'kokë turku' i skenareve që po bëheshin gati për Kosovën?", Malaj i përgjigjet:  

Nuk është se Berisha, edhe në takimet me Clinton-in dhe të tjerët, s’ka qenë një mbështetës i flaktë për Kosovën e pavarur. Kur ndodhi eksodi i madh s’bëri një kompromis kombëtar, që do ta ndalim luftën politike, por shkruante çdo ditë në gazetë, që po vidhen ndihmat, po keqpërdoren kosovarët. Përgjegjësia e liderit kur ndodh një krizë kombëtare, është të ofrojë solidaritet”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy