
Janë publikuar për herë të parë planet për pishinën artificiale në Cornwall, e cila do të përdoret për të trajnuar astronautët dhe për të ndihmuar në përparimin e robotikës nënujore.
Projekti parashikon që pishina të jetë 50 metra i thellë, me një bosht të gjerë 16 metra që zhytet në 50 metra në pikën e tij më të ulët - gati aq thellë sa kolona e Nelson- kjo do të thotë se do të ishte pishina më e madhe në botë.

Kompania e financuar private Blue Abyss është në procesin e aplikimit për leje për projektin 150 milion £.

Pishina, e cila do të kishte kapacitetin për të mbushur 17 pishina me madhësi olimpike, do të mbulohej nga një çati rrëshqitëse dhe një vinç 30 tonësh, duke lejuar që objektet e mëdha të hynin në pishinë.
Blue Abyss vlerëson se qendra e provës së teknologjisë nënujore do të krijojë 160 vende pune dhe do të gjenerojë 8 milion £ në vit për ekonominë lokale.

Kompania tha se projekti do t'u mundësonte atyre të simulojnë seksionet e Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës , skenat nënujore të filmave, testimin e automjeteve që operojnë në distancë dhe trainimin e zhytësve në thellësi të detit.
Burimi: The Guardian Përshtati: MCNtv.al



