‘Zgjohu me MCN’/15-vjeçarja lezhiane Besarta Kukaj shpjegon pasionin e saj për vallen dhe këngën

‘Zgjohu me MCN’/15-vjeçarja lezhiane Besarta Kukaj shpjegon pasionin e saj për vallen dhe këngën

Valltarja Besarta Kukaj 15-vjecarja nga Lezha e ftuar në emisionin “Zgjohu me MCN” ka treguar pasionin e saj për kërcimin të cilin e ka nisur që në moshë fare të vogël. Ajo tregon se aktualisht ndjek tre kurse për valltare, ndërsa së fundmi është angazhuar dhe në muzikë ku ka realizuar dhe klipin e saj të parë një këngë dedikuar për vëllanë e saj.

Që kur kam qenë e vogël kërceja sapo dëgjoja muzikën dhe mami më futi në një kurs kërcimi ku aty fillova të mësoja shumë, nisa të merrja pjesë nëpër koncerte, festivale sepse ishte diçka që e kisha shumë përzemër. Fillova të ndiqja dhe kurse të tjera, tashmë jam në tre kurse njëkohësisht Ansambli artistik Lura, Ansambli artistik Kaltërsia dhe Folk Tirana.

Kur e ke me pasion është diçka e bukur dhe e lehtë për ta bërë, nuk të lodh. Më pas me këngën e kisha dhe atë me qejf, si një dëshirë pas valles. Kur shkova në studio isha 13 vjeç dhe më pas më thanë që kisha një zë të ëmbël dhe kur pash këngën nuk e besova që isha unë. Mu duk e çuditshme por ishte diçka që e pëlqeva dhe mendoj pse të mos e vazhdoj. Klipin e parë që kam realizuar është kënga dedikuar për vëllanë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy