Kuvendi miraton rezolutën që i thotë jo referendumit serb brenda kufijve të Kosovës

Kuvendi miraton rezolutën që i thotë jo referendumit serb brenda kufijve të Kosovës

Me 76 vota pro dhe me 1 abstenim, Kuvendi i Kosovës miratoi rezolutën që i thotë jo mbajtjes së referendumit të Serbisë për ndryshime kushtetuese në fushën e drejtësisë, në territorin e Kosovës. 

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se qëndrimi i institucioneve të vendit është në mbrojtje të kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë.

“Ne nuk do t’i shkelim parimet tona. Praktikat e dëmshme ndryshohen, e ligji do të respektohet. Kosova është shtet sovran dhe i pavarur, ashtu duhet edhe të trajtohet”, tha Kurti.

Ndërkohë, edhe institucionet e Kosovës janë gati ta pengojnë referendumin brenda territorit të tyre.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, në një shkrim në “Facebook” paralajmëroi se institucionet s’do të lejojnë që të shkelet rendi kushtetues dhe sovraniteti i vendit.

Teksti i rezolutës

1. Kuvendi si përfaqësues i qytetarëve shpreh qëndrimin e përbashkët se organizimi i referendumit të Serbisë në Kosovë cenon sovranitetin dhe rendin kushtetues të Kosovës dhe është në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës dhe normat ndërkombëtare.

2. Kuvendi kërkon nga Qeveria dhe institucionet gjegjëse të ndërmerren veprimet për të mos lejuar cenimin e sovranitetin dhe rendin kushtetutës nga mbajtja e referendumit të një shteti të huaj në territorin e Kosovës.

3. Kuvendi thekson përkushtimin e Kosovës për të garantuar dhe mbrojtur të gjitha të drejtat e shtetasve të Kosovës në përputhje me ligjet dhe Kushtetutën.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy