Milo: Nuk ka qëndrim të konsoliduar perëndimor kundër Serbisë (VIDEO)

Milo: Nuk ka qëndrim të konsoliduar perëndimor kundër Serbisë (VIDEO)

Ish-ministri i Jashtëm, Paskal Milo, thotë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti përpiqet që të mos humbasë mbështetjen perëndimore për qeverisjen brenda vendit, por edhe për forcimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës për ato shtete që nuk e kanë njohur akoma dhe anëtarësimin nëpër organizma ndërkombëtare.

Në një intervistë për edicionin e lajmeve në MCN TV, ai deklaroi se është shpejt për të folur nëse Kurti deri tani ia ka dalë që Serbisë ti kundërvërë një opinion ndërkombëtar të konsoliduar.

Sipas tij, mund të ketë vende të veçanta dhe individë të rëndësishëm që flasin hapur kundër Serbisë, por nuk mendon se kemi të bëjmë me një qëndrim të konsoliduar perëndimor kundër Serbisë, apo një qëndrim të konsoliduar të NATO-s kundër Serbisë.

Perëndimi po tregohet shumë i kujdesshëm për të ruajtur ekuilibrin mes Serbisë dhe Kosovës, duke mos marrë anën e asnjë prej vendeve, por ti shtyjë të dy palët në një proces të kontrolluar prej tyre për të arritur një marrëveshje, e cila reduktohet në 11 pikat e famshme të aneksit të Ohrit që mbushi një vit, që u ra dakord atje, por nuk u zbatua dhe respektua.

Serbia e para nuk njeh Kosovën, e dyta nuk pranon që Kosova të integrohet në mekanizmat ndërkombëtare dhe për rrjedhojë është Kosova që ka qëndrim të veçantë të njohur për çështjen e asociacionit.

Për momentin janë larg me njëra tjetrën dhe këtu të dy qeveritë përpiqen të vënë në lëvizje letrat që kanë në dorë për të fituar mbështetjen ndërkombëtare, por nuk mund të themi sot se Kosova ka arritur të bindë nivelin ndërkombëtar se është Serbia faktori negativ që ndikon për të qenë në këtë nivel ku ndodhen sot.

SHBA po ushtron presion ndaj Kurtit për asociacion.

Në vijim Milo u shpreh se shtimi i trupave të NATO-s në Kosovë nuk është se doli sot, pasi ka dalë që në momentin që ndodhi incidenti në Banjskë, ku që në atë moment NATO vendosi të shtojë trupat në Kosovë dhe veçanërisht në Kosovën veriore.

Është një problem që ka lindur muaj e muaj të tërë. Kjo ndodh që NATO të kontrollojë më mirë situatën, të jetë prezent në Veri, për të shmangur çdo incident që do të ishin shumë keq për situatën.

NATO merr masa parandaluese. Edhe deklarata e komandantit në KFOR e para ca ditëve, është se kemi shtuar kontingjentin dhe patrullim në kufi me Serbinë dhe jemi në gjendje të parandalojmë çdo konflikt të mundshëm që mund të vijë.

Serbia, afron trupat në kufi me Kosovën, apo shton numrin e automjeteve ushtarake që patrullojnë atje, për të krijuar përshtypjen se ne jemi gati për konflikt, ne jemi gati për luftë.

Të mos harrojmë që ka deklarata të hapura edhe nga Vuçiç, se ne jemi në gjendje ta pushtojmë Kosovën, edhe Daçiç i cili tani ishte në Moskë, kërcënoi se Serbia nuk do të lejojë që tu shkelen të drejtat, në raport me popullsinë serbe në Kosovë.

Perëndimi për Kosovë është i ndarë ka shumë vite se kemi pesë vende anëtare të BE që nuk e njohin Kosovën, për një arsye apo një tjetër.

Për Ukrainën, tashmë kaluan dy vite që ka filluar lufta atje, vendet europiane paguajnë një kosto për luftën në Ukrainë.

E ndihmojnë jo vetëm me armatime, por edhe në mënyra dhe forma të tjera, edhe në sigurinë europiane, prandaj edhe vende të veçantë europiane kanë filluar të ndihen të shqetësuar dhe të ngrënë zërin, se mendojnë për interesat në shtëpi të tyre dhe janë të trembur se ky konflikt mund të vazhdojë për një kohë të gjatë dhe mund të jenë të detyruar të investojnë për një kohë të gjatë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy