PD: Ledi Bianku e ka raportuar shantazhin tek eprorët (VIDEO)

PD: Ledi Bianku e ka raportuar shantazhin tek eprorët (VIDEO)

Partia Demokratike ka reaguar sërish këtë të mërkurë në lidhje me audiopërgjimin e publikuar një ditë më parë në media ku nënkryetari i KQZ-së Denar Biba dëgjohej teksa shantazhonte gjyqtarin shqiptar në Gjykatën e Strasburgut, Ledi Bianku.

Por edhe pse në një konferencë për mediat, Biba tha se biseda ishte thjesht miqësore dhe nuk bëhet fjalë shantazh. Ndërkohë, PD këmbëngul se audiopërgjimi ishte shantazh i pastër.

Sipas Bardhit, gjyqtari Bianku e ka referuar ngjarjen edhe tek eprorët e tij. 

Ndërkohë pas deklaratës së Bardhit ka reaguar edhe Partia Socialiste. Në një deklaratë për mediat nga selia e PS-së, deputeti Ulsi Manja mooi akuzat dhe ironizoi duke thënë se audiopërgjimi është më keq se rasti i Babales. 

Sipas Manjës, gjyqtari shqiptar në Gjykatën Evropiane, Ledi Bianku, nuk ka pati asgjë në dorë për të ndërhyrë për shtyrjen e vendimit. 

Kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, i kërkoi PD-së që të japë llogari për atë që ai e quajti katrahurën me çështjen e pronave.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy