Gjithnjë e më shumë kartëmonedha në qarkullim me gjurmë kokaine

Gjithnjë e më shumë kartëmonedha në qarkullim me gjurmë kokaine

Gjysma e kartëmonedhave të sekuestruara në Francë nga policia përmbajnë gjurmë kokaine.

Kjo u zbulua nga një studim shkencor i kryer në vitin 2012 nga ekspertët e policisë teknike dhe shkencore të Ecully (Rhone), siç raporton gazeta Le Monde.

Por njëmbëdhjetë vjet më vonë, Xhandarmëria Kombëtare konfirmon se “mbetje droge gjenden pothuajse në të gjitha kartëmonedhat në qarkullim në Francë”.

Analiza u krye duke krahasuar rreth 330 kartëmonedha të sekuestruara në dhjetë deri në pesëmbëdhjetë çështje gjyqësore dhe 500 kartëmonedha në qarkullim të përgjithshëm të emetuara nga Banque de France gjatë çdo viti.

Për të arritur në këto përfundime, laboratori më i avancuar i Xhandarmërisë Kombëtare përdor mjete teknologjike shumë të sofistikuara.

Kartëmonedhat fillimisht “lahen” me një tretës, i cili pasi merret dhe hollohet me një përzierje të tipit standard, injektohet në një aparat kromatografik të shoqëruar me një spektrometër masiv.

Të dhënat e papërpunuara më pas analizohen nga ekspertët, duke përdorur softuer ripërpunues të programuar për të gjetur dhe për të përcaktuar sasinë e gjurmëve të gjashtë drogave: kokainë, heroinë, amfetamina, metamfetamina, ekstazi dhe THC, përbërësi aktiv në kanabis.

Rezultati është se statistikisht “mbi 90% e kartëmonedhave janë të ngopura me gjurmë pak a shumë të konsiderueshme të lëndëve narkotike ”, ku në përgjithësi “prerjet më të vogla, të cilat qarkullojnë më shpesh se ato të mëdha, janë më të prekurat”.

Dhe kjo tregon shumë edhe për faktin se trafiku dhe konsumi i drogës po rritet në mënyrë eksponenciale.

Ndërsa në vitin 2023, vetëm kartëmonedhat që sapo janë shtypur ose që kanë qenë në qarkullim prej disa ditësh i kanë shpëtuar zbulimit të këtij kontaminimi të përhapur.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy