Bregu: Veliaj po vuan dhe pjesën e drejtorëve të arrestuar, Rama më shumë iu flet të vetëve se sa SPAK (VIDEO)

Bregu: Veliaj po vuan dhe pjesën e drejtorëve të arrestuar, Rama më shumë iu flet të vetëve se sa SPAK (VIDEO)

Analisti Zylyftar Bregu thotë se duhet kujdes për masat e sigurisë me burg, por se në rastin e Erion Veliaj, situatën e ka rënduar një hetim derivat i dosjes së madhe që lidhet me kryetaren e Komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka, për të cilën tha se sipas SPAK është angazhuar për të zbutur akuzat rreth kryebashkiakut të Tiranës.  

Nga studio e MCN Live, ai kujtoi se nga fundi i dhjetorit SPAK bëri një deklaratë si asnjëherë më parë ku tha se për Veliaj janë katër nene.

Juristët, avokatët thanë që diçka e rëndë do ketë ndodhur me këtë gjë dhe SPAK ka vetëm një rrugë; do ngrejë akuzën.

Por kjo deklaratë e fut marrëdhënien e SPAK me zotin Veliaj, drejt ngritjes së akuzës. Besoj se kjo situatë ka ndikuar në masën “arrest me burg”.

Por për njerëz të këtij formati “arresti me burg” është masë ekstreme.

Akuzat ndaj zotit Veliaj për pastrim parash dhe korrupsion lidhen me statusin e tij si ekzekutiv i Tiranës.

Veliajt i janë arrestuar pjesa më e madhe e drejtorëve të tij dhe është duke vuajtur edhe pjesën e bashkëpunëtorëve të ti, në drejtim të sjelljes së SPAK ndaj tij.

Deklaratën e Kryeministrit Edi Rama për deputetët socialistë që të lënë mandatin nëse duan të mbrojnë Veliajn, thotë se marrëdhënia mes tyre nuk ka qenë rozë gjithë kohës, por se ka pasur disa kërcitje.

Sipas tij, kërcitja e parë ndodhi që në momentin që zoti Veliaj bëri dasmën në kala dhe ku Rama nuk shkoi dhe më tej kur ndodhi tërmeti që i kërkoi të ngrihej herët për punë.

Rama në aftësinë e tij linguistike kështu i hedh deklaratat në raportet që ka, se nuk ka bërë zoti Rama ndaj Veliajt, të njëjtën mbrojtje që ka bërë ndaj Beqajt.

Këtu mendoj se zoti Rama bëri një sjellje agresive pas arrestimit të Veliajt për tu folur më shumë të vetëve se sa SPAK, se në raport me SPAK, Rama ka bërë një hap para dhe dy mbas.

Me Veliaj SPAK tregon se godet në nivele të larta, në kushte pune dhe në mazhorancë.

Por nga ana tjetër prokurorët duhet të matin mirë fjalët, pasi kemi parë që kanë dalë në media nëse është thënë fjala “ndyrësirë” apo jo.

Në vijim Bregu tha se nuk është normale sulmi mediatik ndaj prokurorëve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy