Meksi: Të thuash që afera e AKSHI-t nis me patronazhistët, budallallëk. Skema e shantazhit duhet të ndalojë

Meksi: Të thuash që afera e AKSHI-t nis me patronazhistët, budallallëk. Skema e shantazhit duhet të ndalojë

Drejtori i MCN Tv, Endri Meksi tha përmes një lidhjeje të drejtpërdrejtë me studion e lajmeve të MCN Tv se më problem se vjedhja e të dhënave është ndryshimi i tyre, pasi pasojat janë shumë të rënda. 

 

Duke vijuar Meksi tha se të thuash që afera e AKSHI-t nis me listën e patronazhistëve është budallallëk dhe se e gjithë ngjarja duhet hetuar. 

 

 

Të martën në mëngjes e lidha me diçka më të hershme, që është një nga tentativat e para të AKSHI-t për të fshehur dëmtime të dhënash. Vjedhja e të dhënave është një problem, por më e rëndësishme në optikën time është ndryshimi i tyre. Tek rasti i Kadastrës pasojat janë evidente, është vjedhja e pronës. Tek dosjet që kemi në dispozicion dalin këto të dhëna. E kemi trajtuar tek Factcheck ndryshimin e rekordeve të Kadastrës. Kjo është shumë më e rëndë se çështja e patronazhistëve. 

 

 

A ka shkelje ligji? Është çështje që ha debat. Jemi në borderline, si janë gjetur të dhënat, si janë përpunuar të dhënat, kush i ka marrë, a janë marrë në database të ndryshme, a janë hakeruar platforma shtetërore të ndryshme që janë tek AKSHI, kjo do hetuar. Dalja në akuzë finale për të thënë që aty nis çdo gjë, është budallallëk, na errëson sytë. U gjet Beqiri, database e patronazhistëve, e mbyllim aferën…

 

 

Sipas Meksit, në aferën e AKSHI-t shumë njerëz janë të shantazhuar dhe se kjo skemë duhet të ndalojë. 

 

Edhe PD duhet ta ndjekë këtë aferë sa më ftohtë, pa parë detyrimisht interesin politik final, është e drejta e tyre. 

 

 

Por dëmi që i është bërë shtetit është më i madh se i një tek politikani, ministri, biznesmeni, apo familjeje. Ajo është një skemë shumë e gjerë, e future thellë në mënyrën e të punuarit të politikanëve shqiptarë në shumë dimensione. Janë shumë njerëz të shantazhuar, dhe në këtë sens duhet hetuar dhe të mundësohet ndalimi i saj. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy