Është arrestuar një 20-vjeçar britanik pasi tentoi të vriste kandidatin republikan për president, Donald Trump gjatë një tubimi në Las Vegas.
Ndërsa i riu ka deklaruar përpara gjykatës në Nevada, se e kishte planifikuar sulmin ndaj Trumpit rreth një vit më parë, por kishte vendosur që planin e tij ta vinte në veprim tani.



