Grabitja 10 milionë euro në Rinas shtyn mbledhjen e komisionit ku do të raportonte Lleshaj

Grabitja 10 milionë euro në Rinas shtyn mbledhjen e komisionit ku do të raportonte Lleshaj

Mbledhja e sotme e Komisionit parlamentar të Integrimit, në të cilën ishte parashikuar një seancë dëgjimore me ministrin e Brendshëm, është anuluar. Burimet bënë të ditur për Temën se mbledhja e parashikuar për në orën 13:00 të ditës së sotme është shtyrë për një moment ende të pacaktuar.

Kjo shtyrje vjen pas ngjarjes së djeshme në aeroportin e Rinasit, ku u grabitën 10 milionë euro, të cilat po transportoheshin jashtë me një avion udhëtarësh të linjës Austrian Airlines.

Ngjarja ndodhi të martën, rreth orës 15:00, teksa vlera monetare ishte duke u ngarkuar në avion, me destinacion Vjenën. Grabitësit janë përplasur me policinë, madje edhe kanë shkëmbyer zjarr. Si pasojë e përplasjes ka mbetur i vrarë njëri prej autorëve, i cili u identifikua sot si Admir Murataj.

Policia ka qenë shumë e kursyer në dhënien e informacionit në lidhje me ngjarjen, e cila mbetet nën hetim. Ministri Sandër Lleshaj reagoi dje vetëm pas një deklarate të nënkryetarit të PD-së, Edi Paloka, në lidhje me ngjarjen.

“Edhe në momentin e një përplasjeje me armë të Policisë së Shtetit me një grup të armatosur kriminal, zëdhënësi/sekretari i një partie antiparlamentare sulmon ..... Policinë!!! Megjithatë të gjithë shqiptarët janë në krah të Policisë së Shtetit në luftën e përbashkët kundër krimit të organizuar. Kjo luftë nuk mund të ndalet nga askush”, shkroi Lleshaj në rrjete sociale. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy