Reagimi i qytetarëve kundër rritjes së çmimeve ka nxitur ekzekutivin të ngrejë borde të posaçme për monitorimin e tyre, por edhe të jetë mjaft aktive me grupet e interesit. Kryeministri Edi Rama po zhvillon çdo ditë takime publike për të prezantuar paketën e rezistencës sociale dhe masat penalizuese, shumë larg deklaratave të parë se qeveria nuk mund të kontrollonte tregun e lirë.



