
Pas raportit të Parlamentit Evropian për Serbinë, ku për here të parë shkruhet se pritshmëria e Brukselit është për njohje reciproke Beograd-Prishtinë, ka reaguar presidenti Aleksandar Vuçiç.
Ai shprehet se njohja reciproke Kosovë-Serbi është dëshirë e Bashkimit Evropian, por jo edhe e Serbisë.
“Njohja reciproke është dëshira e tyre, është mirë që ata e duan, por ne nuk e duam. Dhe siç thashë të gjithë kanë punën e tyre, ata kanë të tyren, ne kemi tonën”, ka thënë Vuçiç për gazetarët në Beograd.



