S'e la të futej në hotel pa kartë identiteti, arrestohet 30-vjeçari pasi tentoi të vrasë pronarin

S'e la të futej në hotel pa kartë identiteti, arrestohet 30-vjeçari pasi tentoi të vrasë pronarin

Një ngjarje e rëndë është parandaluar në kryeqytet, ku një i ri tentoi të vriste me armë zjarri pronarin e një hoteli.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, pas marrjes së njoftimit për një konflikt me armë në ambientet e një hoteli, në rrugën "Tre Vëllezërit Kondi", kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Parandalimi”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

Ervin Selita, 30 vjeç, për veprat penale "Vrasja me dashje" mbetur në tentativë, "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit", "Shkatërrimi i pronës" dhe "Prishja e qetësisë publike".

Në pranga është vënë edhe E. D., 30 vjeçe, e cila shoqëronte të riun në momentin e ngjarjes ndërsa ajo do të hetohet për moskallëzim krimi.

Burime bëjnë me dije se Selita është konfliktuar fillimisht me recepsionistin e hotelit pasi ai nuk e ka lejuar vajzën të futet në hotel pa i dhënë një kartë identiteti. Më pas në konflikt janë përfshirë edhe pronarët çka ka sjellë edhe përshkallëzimin në përdorimin e armëve të zjarrit.

Policia bën me dije se në lidhje me këtë ngjarje janë shpallur në kërkim Erjon Mici, 26 vjeç dhe Xhuliano Selita, 23 vjeç të cilët kanë ndihmuar 30-vjeçarin për të fshehur armën me të cilën tentoi të vriste Xhindin.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy