29-vjeçarja britanike u mbyt gjatë zhytjes në Sarandë, i dashuri: Instruktorët nuk i kushtuan vëmendje pajisjeve!

29-vjeçarja britanike u mbyt gjatë zhytjes në Sarandë, i dashuri: Instruktorët nuk i kushtuan vëmendje pajisjeve!

Detaje të reja dalin nga ngjarja tragjike e ndodhur dy ditë më parë në Sarandë, ku humbi jetën një turiste 29-vjeçare britanike gjatë një ekzpedite nën ujë. Për ngjarjen ka folur motra e Rebecca Gannon, e cila ka thënë për Daily Mail se nuk mund ta besojë atë që ka ndodhur. Ajo ishte duke punuar me nënën e saj Gillian në kuzhinën e biznesit të bukëpjekjes në qytezën e Stone kur autoritetet i kishin komunikuar lajmin e keq. Dy gratë janë ende të tronditura për të bërë homazhet.

Rebeça ndërroi jetë gjatë zhytjes në Sarandë, ndërsa ndodhej me të dashurin e saj, Robert Kerans. Ky i fundit, është shprehur për median “MailOnline”, se ashtu si e dashura e tij ka një çertifikatë si zhytës profesionist.

Ishim një grup prej 12 vetësh dhe do të kishim 3 instruktorë zhytjeje. Një prej tyre fliste mirë anglisht dhe tani e mësova se është Gerta Brozi. Ajo kontrollonte pajisjet por nuk i jepte shumë vëmendje. Unë e di se kishte një problem me rregullatorin e bombulës së Rebeça-s dhe Gerta nuk e zgjidhi”, ka thënë Robert.

Ne hymë në ujë por nuk e di nëse problemi ishte zgjidhur. Kishim zbritur në thellësi kur edhe një tjetër nga grupi që kishte problem me presionin e bombulës, doli në sipërfaqe. Kur isha në ujë nuk e shihja dot Rebeça-n pasi shikueshmëria nuk ishte e mirë. Kisha rreth 25 minuta në ujë kur dola dhe pashë barkën e policisë afër nesh dhe kuptova se diçka e keqe kishte ndodhur”, ka treguar ai më tej.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy