10 kundërshtimet e PD-së për Vettingun

10 kundërshtimet e PD-së për Vettingun

PD ka hartuar një material të gjatë sa i përket pikave me të cilat nuk bie dakord me draft/ligjin e OPDAT dhe EURLAIUS, për rivlersimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve. Janë gjithsej 10, çështjet që PD nuk bie dakort, duke e nisur që me tekstin e projktligjit, i cili sipas tyre nuk  detajon procedurën e përzgjedhjes dhe emërimit të anëtarëve të organeve të  rivlerësimit.

 

Ndërsa sa i përket rolit të operacionit të ndërkombëtarëve, PD pretendon se nuk e gjen të pasqyruar mirë në ligj.

 

“Roli i OMN dhe vëzhguesve ndërkombëtar të jetë në përputhje me nenin B dhe pikën 7 të nenit C të Amendamenteve Kushtetuese, që i koncepton ato si rojtarë që sigurojnë në veçanti transparencë, ndërsa kompetencën vendimmarrëse e lenë në duart e organit të brendshëm”.

 

 

Gjithashtu ata kërkojnë dhe rishkimin e rolit të Inspektoratit të Lartë të Kontrollit të Pasurive dhe  Drejtorisë së Sigurisë së Informacionit të Klasifikuar, në mënyrë që procesi i vlerësimit të pasurisë dhe kontrollit të figurës të japë të gjitha garancitë e nevojshme që do të arrihet rezultati i pritshëm. Për këtë Masa e jashtëzakonshme e rivlerësimit duhet të zbatohet ekskluzivisht vetëm nga organet e posaçme të vettingut. Për ekspertët demokratë, ligji i vlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve ka paqartësi për rastet e përjashtimit të kandidatëve nga konkurimi, mënyrën dhe arsyet e këtij përjashtimi, si dhe të drejtën e ankimit për përjashtimin.

 

Një tjetër shqetësim që ngrenë demokratët në leximin e projektligjit të vettingut ka të bëjë me kompetencën e organeve të vettingut që duan të përfshihen në sistemin gjyqësor, duke u përqendruar vetëm tek vlerësimi i përshtatshmërisë së emërimit. Opozita mendon se përfshirja në sistem bëhet nga organet qeverisëse (KLGJ/KLP) dhe duhet të jetë rrethanë përjashtuese, sipas rasteve të përcaktuara nga ligji, si dhe me një proces konkurimi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy