Gabimet që çuan PD në humbjen e zgjedhjeve sipas Blendi Fevziut

Gabimet që çuan PD në humbjen e zgjedhjeve sipas Blendi Fevziut

Personalizimi i fushatës nga Lulzim Basha dhe nisja me vonesë e saj kanë qenë dy nga gabimet që kanë bërë PD në fushatë sipas gazetarit Blendi Fevziu. Përmes emisionit “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Fevziu shtoi se rruga që zgjodhi Basha duke dalë nga sistemi për tu rikthyer sërish në të, pa e ndryshuar ishte një goditje fatale për opozitën.

“Ka shumë njerëz që mendojnë e është e vështirë ta mundësh Ramën me vota. Basha zgjodhi rrugën që zgjodhi duke dorëzuar të gjitha gjërat dhe u kthyen sërish në sistem. Ai ka marrë një goditje fatale para fushatës. Gabimet e fushatës mund ti rendis. Nuk besoj që fushata ka një ndikim shumë të madh. Unë kam qenë një nga personat që kam thënë publikisht që dalja me një listë do ti kishte nxjerrë në favor. Berati do të ishte 4 me 3 nëse do të ishin në një listë. Ishte i sigurt Durrësi që do të shkonte 7 me 7. Në fushatë u bë një gabim tjetër, nisi me shumë vonesë. Blendi Klosi drejton Beratin prej 8 vitesh dhe çdo fundjavë atje dhe Tomorr Alizoti u caktua 8 javë për para. E dyta ishte personalizimi i fushatës nga ana e Bashës, shmangu Berishën, shmangu Kryemadhin etj. Ky ishte një bast i Bashës që ta luante lojën të gjithën vetë. Ishte gabim sepse ai ishte nën përqindjen e PD-së. Basha nuk mund të merrte vota duke e personalizuar lojën. Ai duhej të dilte me 10 veta përballë një individi. Berisha sot figuron më popullor se Basha dhe nuk duhej të ishte shmangur në fushatë sepse mund ti siguronte vota. Organizimi i PD rezultoi shumë më i dobët se i PS. Basha në fushatë ishte fake, duke e bërë këtë vetëm për imazh. Kjo është fushatë e viteve 2000, ngritja e makinave ndërkohë që nuk ke bazën ishte gabim”, tha Fevziu.

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy