Kuvendi i dorëzon Gjykatës Kushtetuese kërkesën për shkarkimin e Metës

Kuvendi i dorëzon Gjykatës Kushtetuese kërkesën për shkarkimin e Metës

Kuvendi i Shqipërisë do t’i dorëzojë sot Gjykatës Kushtetuese, kërkesën e Komisionit për shkarkimin e presidenit, Ilir Meta.

Deputetët e Parlamentit të Republikës së Shqipërisë më 9 qershor, kryen një nga aktet më të pazakonta që ka ndodhur në historinë mbi tredekadëshe të pluralizmit.

Gjatë seancës plenare, ata votuan raportin e Komisionit të Posaçëm Hetimor. Me plot 104 vota pro, ndërsa nevojiteshin veç 94 vota, Ilir Metën e shkarkuan nga detyra si president i Republikës së Shqipërisë.

Kuvendi i Shqipërisë e shkarkoi atë nga detyra, të cilën e ushtronte prej katër vjetësh dhe e parashikuar deri në përfundim të mandatit në korrik 2022.

Në këtë betejë në distancë, që zgjat prej tre muajsh, tanimë i ka kaluar stafeta Gjykatës Kushtetuese. Do të jetë ky institucion që do të vendosë nëse Meta do të qëndrojë, apo jo në detyrën e tij si kreu i shtetit.

Gjykata Kushtetuese ka në dispozicion një periudhë deri në tre muaj për ta shqyrtuar kërkesën për gjykim dhe për të marrë vendimin për trajtimin e saj në seancë.

Këto vendime merren me pesë vota pro, si për ta pranuar kërkesën, ashtu edhe për të marrë vendimin në seancë.

Gjykata Kushtetuese duhet të informojë presidentin e Republikës, sepse Kuvendi i ka marrëdhëniet vetëm me Gjykatën.

Ajo përbëhet nga nëntë anëtarë. Tre prej të cilëve emërohen nga Presidenti i Republikës, tre zgjidhen nga Kuvendi dhe tre anëtarë nga Gjykata e Lartë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy